Reprezentuesit e Kosovës, Florent Muslija dhe Valmir Sulejmani, u paraqitën standardë për Hannoverin, të cilët si vendas luajtën baras (3.3) me Hamburger SV.
Ndeshje me rivalitet të madh dhe me gjashtë gola.
Sulejmani u zëvendësua në fillim të pjesës së dytë dhe Muslija në minutën e 69-të.
Për Hannoverin shënuan Haraguchi (56' e 84'), Ducksch (68') dhe për Hamburger SV Hunt (14', 34' e 50').
Hamburger SV avancoi me 0:3, por vendasit e barazuan dhe deri në fund ndeshje u përshkrua me një rivalitet të madh.
Pas javës së 27 në Bundesliga II, Hamburger SV renditet në vend të dytë me 50 pikë dhe Hannover është i 9-ti me 36 sosh.