Riquelme: Zidane nuk do të ishte trajneri im

Futboll

Riquelme: Zidane nuk do të ishte trajneri im

Më: 7 prill 2021 Në ora: 20:45
Riquelme: Zidane nuk do të ishte trajneri im

Kandidati për president i Realit po sfidon Perez me një projekt ambicioz. Enrique Riquelme, tha se nëse ai zgjidhet president do të rikthejë Ronaldon në Madrid ndërsa shtoi më tej se Zidane do të largohet.

“Cristiano Ronaldo ka dhënë shumë për Real Madrid dhe për këtë kam ndërmend ta rikthej këtu.

Për mua nuk ka lojtarë të rinj dhe lojtarë të vjetër, por vetëm të fortë dhe më pak të fortë”, ku foli për gazetën Cadena Cope.

Gjithashtu për stolin Riquelme tashmë ka dy emra që mund të përfaqësojnë postin e Zidane:

“Zidane nuk do të ishte trajneri im. Personalisht më pëlqen shumë Klopp, por edhe Raul ai po bën mirë dhe vlerësohet shumë nga të gjithë ” përfundon ai..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat