Në telashe talenti i Dortmundit, “kyç” në shtëpi të dashurën dhe shkon në stërvitje!
Një ngjarje e pakëndshme ka ndodhur për talentin e Borusias së Dortmundit, Jusufa Mukoko.
16-vjeçari i skuadrës verdhezi është ndarë nga e dashura e tij dhe nuk e përjetoi mjaft mirë, ku e mbylli në shtëpi me pretekstin për të sqaruar të gjithë këtë situatë të pakëndshme, dhe ai ishte nisur drejt e për tu stërvitur me skuadrën e tij.
Sipas “BILD” ai e ftoi ish të dashurën në shtëpinë e tij dhe më pas kjo e fundit ka telefonuar autoritetet policore për ta liruar nga “burgosja”.