Mario Mandzukic është bërë protagonist i lajmeve në mediat italiane.
Mandzukic i cili që nga transferimi i tij në “San Siro” nuk ka luajtur disa ndeshje rresht shkaku i lëndimit, ka vendosur që të heqë dorë nga paga e tij e muajit mars.
Kroati deklaroi se do ta dhurojë pagën e muajit mars për bamirësi dhe kjo gjë u vlerësua nga publiku.
Presidenti i AC Milan, Paulo Scaroni është mahnitur me vendimin e kroatit ku e ka quajtur atë një profesionist të vërtetë.
“Një gjest shembull, që demonstron profesionalitetin e Mandzukic dhe respektin e tij për Milanin”, tha ai.
“Klubi do të ketë kështu mundësinë të mbajë gjallë projektet në Fondacionin Milan për të rinjtë dhe edukumin e tyre”, tha Paulo Scaroni.