Gjilani do të ballafaqohet me Llapin në kuadër të xhiros së 29-të në Superligën e futbollit të Kosovës.
Gjilani pret sot Llapin me fillim nga ora 15:00 në stadiumin “Agim Ramadani-Katana” në Gjilan.
Skuadra nga Gjilani ka formën më të mirë në pesë ndeshjet e fundit duke i fituar tri sfida, barazuar një dhe humbur një.
Skuadra nga Podujeva në pesë ndeshjet e fundit ka një bilanc të përafërt me atë të Gjilanit, duke fituar tri ndeshje dhe duke i renditur dy humbje.