Ylli i Bayern Munchen, Leroy Sane ka reaguar ndaj konfirmimit të rënies së Schalke në nivelin e dytë të futbollit gjerman.
Sane ka përfaqësuar Schalken në vitet e tij të hershme të karrierës, prej nga edhe u bë i njohur emrin i tij.
Së fundmi, ai ka reaguar duke postuar një foto në llogarinë e tij zyrtare në twittter mbi rënien e Schalkes nga Bundesliga.
“Gluck auf”, shkroi 25 vjeçari në llogarinë e tij zyrtare të Twitterit.
E kjo është shprehje, e cila është e përdorur zakonisht nga minatorët gjermanë, por është adoptuar disi nga tifozët e Schalkes.