Tifozi i Dritës nga Gjilani, Dren Ukshini, ka ndërruar jetë pas një sëmundje.
Ikja në moshë të re e Ukshinit ka tronditur Gjilanin me rrethinë dhe në përgjithësi Kosovën. Ukshini ka qenë tifoz i “Intelektualëve”.
“Intelektualë dhe qytetarë të Gilanit ju njoftojmë se sot ndërroi jetë një tifoz dhe kampion i vërtetë i klubit tonë.
Dreni na la zbrazur një vend në tribuna por asnjëherë në zemrat tona. Do të kujtojmë gjithmonë Dren Kampioni!
Intelektualët shprehin ngushëllime familjes Ukshini dhe gjithë shoqërisë”, bëhet e ditur nga “Intelektualët 1998”.