Emri i parë në listën e drejtorit teknik të Bolognas, Sabatini, është ai i sulmuesit Marko Arnautoviq, një futbollist i lindur e rritur në Austri, vend që përfaqëson edhe në arenën ndërkombëtare.
Futbollisti 32-vjeçar u kërkua edhe në janar nga Mihajlëoviq, që vuan mungesën e një qendërsulmuesi të fortë, pasi Musa Barrow është më shumë një sulmues krahu dhe Palacio nuk ofron garanci për shkak të moshës.
Drejtuesit e klubit të Bolognës i kanë premtuar Mihës afrimi ne sulmuesit austriak.
Por, me kushtin që ky i fundit të lirohet me parametra zero nga kinezët e Shanghait, ndërsa alternativa të Arnautoviq janë Simeone dhe Scamacca.