Pozicioni i FIFA-s dhe i presidentit, Xhani Infantino nuk ishin aq armiqësor për krijimin e Super Ligës, siç u publikuan edhe nga deklaratat zyrtare në këto ditë.
Sipas të përditshmes franceze “Le Monde”, ku ka publikuar dokumente të FIFA-s. Paralelisht me deklaratat zyrtare, ekziston një dokument pune që hedh dyshime brenda institucionit europian. Ato janë 10 faqe shënime, të cilat “Le Monde” i ka konsultuar, duke përmbledhur pozicionet konfidenciale të Super Ligës, të hartuara nga disa klube europiane.
Ky dokument qarkulloi në fillim të vitit në duart e drejtuesve të tyre. Ndër të tjera, ka indikacionin se 12 klube Super Ligës do të thirreshin të merrnin pjesë, duke filluar nga sezoni 2023-2024, në një format të ri të Botërorit për Klube, një nga garat e organizuara nga FIFA. Ky kompeticion do të shtrihej në 32 ekipe dhe mbahej çdo vit në janar, për 3 javë.
Në dokumentin e cituar nga prestigjozja francize “Le Monde”, thuhet se një listë e ekipeve të kualifikuara për këtë Kupë Bote kishte një partnership me një page prej 1 miliardë eurosh.