Juventusi është në vështirësi këtë sezon dhe një problem mbetet reparti i avancuar ku pritet të ketë ndryshime me apo pa Pirlon në stol.
Drejtuesit e klubit mësohet se kanë lëvizur për të nënshkruar me Memphis Depay i cili mund të jetë një okazion pasi i përfundon kontrata me Lyonin në fund të sezonit aktual.
27-vjeçari ka impresionuar me 74 gola në 175 ndeshje me Lyonin dhe duket se dëshiron një aventurë të re për sezonin e ri.
Për të arritur te Depay, Juventusi duhet të mposhtë konkurrencën e Barcelonës e cila prej kohësh ndjek lojtarin që i pëlqen së tepërmi trajnerit Koeman.