Objektivi i madh i Barcelonës në merkato është Neymar.
Sipas RAC1, presidenti Joan laporta synon ta kthejë në Katalonjë O’Ney, i cili duket se do të ishte shumë i lumtur të vishte përsëri uniformën blaugrana.
Barça ka bërë një tentativë të parë, por PSG ka ngritur një mur.
Megjithatë, Neymar nuk ka rinovuar akoma dhe ky fakt nuk e lumturon aspak drejtorin sportiv Leonardo.
Media katalanase ka bërë të ditur se Barcelona ka bërë gati një ofertë prej 60 milionë euro plus disa lojtarë, por akoma nuk dihet se cilët janë futbollistët që do të sakrifikohen.