Borussia Dortmund triumfoi me rezultatin e thellë 5-0 ndaj Holstein Kiel në takimin e djeshëm që u zhvillua në kuadër të Kupës së Gjermanisë, shkruan Insporti.
Përveç golaverazhit, ajo që mori vëmendje është reagimi i Haaland, pasi Talenti 21-vjeçar i verdhezinjve, Matjë Morej u dëmtua rëndë në këmbën e djathtë.
Mbrojtësi u shtri përtokë dhe u përfshi nga të bërtiturat e dhimbjes prej disa minutash.
Ajo që ra më shumë në sy ishte reagimi i Erling Haland i cili ishte duke e ndjekur këtë sfidë nga tribuna dhe reagimi i tij ishte shumë i trishtë për këtë dëmtim të rëndë të pësuar nga shoku i tij i skuadrës.