Do të zhvillohen sot disa ndeshje interesante në kuadër të programit për ditën e hëne në ligat përkatëse të tyre.
Dy ndeshjet më interesante të këtij programi do të jenë mes Burnleyt e West Ham në Premier Ligën angleze, dhe Sevillas e Athletic Bilbaos në La Ligan spanjolle, përcjell KosovaPress.
Skuadra londineze West Ham do të kërkojë me çdo kusht fitoren, dhe t’i rikthehet rezultateve pozitive, që ta vazhdojë ëndrrën për të siguruar biletën e sezonit të ardhshëm të Ligës së Kampionëve.
Në anën tjetër, në La Liga Sevilla e ka siguruar kualifikimin për në Ligën e Kampionëve, ku pozicionohet në vendin e katërt me 70 pikë, 17 sosh larg vendit të pestë, ndërsa Athletic Bilbao me ndeshjet e mbetura po synon që të paktën të arrijë të kualifikohet për në gara evropiane, ku momentalisht gjendet në pozitën e 10 me 42 pikë, nëntë sosh larg pozitës që dërgon drejt kualifikimit për në UEFA Europa Conference League.
Programin e plotë të ndeshjeve të sotme e gjeni më poshtë.
Premier Liga angleze
19:00 West Brom (19) – Wolves (12) (Stadiumi Hawthorns)
21:15 Burnley (16) – West Ham United (6) (Stadiumi Turf Moor)
Bundesliga gjermane
18:00 Mainz (12) – Hertha Berlin (17) (Stadiumi Opel Arena)
Serie A
20:45 Torino (17) – Parma (19) (Stadiumi Olympic Grande Torino)
La Liga spanjolle
21:00 Sevilla (4) – Athletic Bilbao (10) (Stadiumi Ramon Sanchez-Pizjuan)