Në ndeshjen mes Tiranës dhe Kastriotit para takimit ka pasur një ngjarje tjetër.
Bëhet fjalë për një sherr që ka ndodhur para nisjes së takimit në korridoret e “Selman Stërmasit”.
Mësohet se ka pasur një përplasje ku në qendër ka qenë drejtori teknik i Tiranës, Tefik Osmani, dhe disa nga zyrtarët e Kastriotit.
Përplasja ka qenë e madhe, aq sa burime të pakonfirmuara kanë bërë me dije se drejtori i bardhebluve është goditur. Shkurt, takimi Tirana-Kastrioti ka qenë nga ata që nuk duhet të përsëritet në Superiore.