Tifozët rikthehen në stadiume.
Ndeshjet e djeshme, dhe dy javët e fundit të Premier Ligës shënojnë rikthimin e tifozëve në stadium me një kapacitet deri në 10 mijë spektatorë.
“Një hap i rëndësishëm drejt kthimit në normalitet,” tha për mediat britanike, shefi ekzekutiv i Premier Ligës, Riçard Masters.
Ai ka shtuar se përparësia do të jetë “të kemi stadiume të plota, duke i dhënë përparësi edhe tifozëve të skuadrës mike, nga fillimi i sezonit të ardhshëm”.