Edhe Franca publikon listën

Futboll

Edhe Franca publikon listën

Më: 19 maj 2021 Në ora: 15:03
Edhe Franca publikon listën

Franca është kampione e Botës në fuqi, ndërsa me organikën aktuale është edhe njënnga pretendentet kryesore për të triumfuar në Europian. Ditën e djeshme, trajneri Dider Deshamp shpalli listën me 26 lojtarët e grumbulluar teksa ajo është e mbushur me yje si Pogba, Kante, Varan, Grizman, Mbape por tashmë edhe i rikthyeri Benzema.

Megjithatë, kombëtarja franceze ka edhe një tjetër grup prej 26 lojtarësh që janë lënë jashtë, por që mund të konkuronin sërish seriozisht me ëdo kundërshtar përballë. Te lista me lojtarët e “përjashtuar” gjenden emra si Marsial, Dembele, Mendi nga Real, Upamekano, Umtiti, Fekir, Auar, Lakazet, Riberi apo Teo Hernandez.

Duke parë këta emra, me siguri që Deshamp ia janë dashur shumë orë për të përpiluar listën, pasi secila kombëtare do të dëshironte t’i kishte në organikë. 

Lista me 26 lojtarët e lënë jashtë nga Franca:

Portierë: Areola (Fulham), Lecomte (Monaco), Lafont (Nantes)

Mbrojtës: Aguilar (Monaco), Mukiele (Leipzig), Ferland Mendy (Real Madrid), Théo Hernandez (Milan), Upamecano (Leipzig), Umtiti (Barcelona) , Badiashile (Monaco), Fofana (Leicester), Konate (Leipzig)

Mesfushorë: Ndombele (Tottenham), Veretout (Rome), Kamara (Marseille), Fekir (Betis), Aouar (Lyon), Camavinga (Rennes)

Sulmues: Thauvin ( Marseille), Ikone (Lille), Ribéry (Fiorentina), Martial (Manchester United), Diaby (Leverkusen), Pléa (Borussia Monchengladach), Lacazette (Arsenal), Dembélé (Atlético Madrid).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat