Me rikthimin e Karim Benzema në kombëtare pas shumë vitesh, tashmë Franca fuqizohet edhe më shumë dhe sot është një nga kombëtaret më të forta në planet.
“Gjelat” e Didier Deschamps fituan Botërorin Rusi 2018 dhe cilësohen si një nga favoritët kryesorë për triumfin në Euro 2020.
Turneu i rëndësishëm do të fillojë më 11 qershor. Kylian Mbappe, sulmuesi dhe ylli i kombëtares franceze, ka folur për Lci rreth objektivave të tij dhe të shokëve të skuadrës.
“Jemi një skuadër e madhe. Franca është një kombëtare me një traditë të madhe futbollistike, kështu që fitorja është alternativa e vetme për ne.
Duhet ta nderojmë fanellën e kombit tonë dhe të bëjmë të lumtur popullin francez. Jemi gati për të dhënë maksimumin tonë, do të i shte fantastike të fitojmë Euro 2020.
Mendoj se kjo është ëndrra e çdo futbollisti, sigurisht edhe e i mja. Ne jemi gati. E kemi përdorur përvojën e krijuar në Rusi 2018 për t’u përmirësuar edhe më shumë“, theksoi Mbappe.
Franca është pjesë e grupit F. Kundërshtarët janë Gjermania, Portugalia dhe Hungaria. Sfida e parë luhet më 15 qershor ndaj “Pancerave” të Joachim Low.