Afati kalimitar Merkato e verës parashikohet të jetë shumë e nxehtë për Fabian Ruiz.
Mesfushori i ka komunikuar Napolit dëshirën për t’u larguar duke refuzuar në këtë mënyrë edhe ofertën për rinovimin e kontratës që i përfundon në 2023-in.
25-vjeçari mund të rikthehet në vendilindje, në Spanjë, ku gjigandët si Real Madrid, Barcelona dhe Atletico Madrid kanë shfaqur interes për kartonin e tij.
Presidenti i të kaltërve, De Laurentis, për ta lënë të lirë futbollistin gjatë kësaj vere kërkon të paktën rreth 50 milionë euro.