Eksperti i çështjeve të transferimeve, Fabrizio Romano, ka konfirmuar transferimin e Serhio Agueros në Barcelonë.
Përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në tëitter, Romano ka thënë se Aguero te Barcelona është punë e kryer.
“Marrëveshja është përfunduar dhe para-kontrata është nënshkruar. Aguero do të bashkohet me Barcelonën pas finales së Ligës së Kampionëve”, ka shkruar mes tjerash Romano.
Tutje, gazetari Hose Alvarez nga “El Chiringuito” bënë të ditur se Aguero do të përfundojë testet mjekësore të dielën me klubin blaugran. Sulmuesi 32 vjeçar do të bashkohet me bashkëlojtarin e tij argjentinas Lionel Messi.