Atletiko e Madridit ka nisur tratativat për mesfushorin e Udinezes, Rodrigo De Pol.
Sipas asaj që raporton “CalcioMercato.com”, skuadra e Diego Pablo Simeones ndjek me shumë interes lojtarin argjentinas, ku familja Poco e skuadrës friulane kërkon të paktën 40 milionë euro.
De Pol pëlqehet shumë edhe nga Milani, por kuqezinjtë shifrën e 40 milionë eurove e konsiderojnë tepër të lartë.
Ndërkohë De Pol e ka deklaruar vetë edhe më parë që është i hapur edhe për një skuadër të madhe, mbetet për tu parë se në cilin ekip do ta vijojë karrierën fantazisti argjentinas.