Chelsea arriti të mposhtë kundërshtarët anglezë të Manchester Cityt për t’u shpallur kampione e Europës për të dytën herë në historinë e klubit.
Një statistike e veçantë është regjistruar pas finales së djeshme.
Trajneri Thomas Tuchel, bëhet gjermani i tretë radhazi që triumfon në finalen e Ligës së Kampionëve pas Hansi Flick dhe Jurgen Klopp.
Flick arriti të triumfonte vitin e kaluar me skuadrën e Bajern Mynih duke mundur në finale PSG-në e cila drejtohej nga pikërisht Tuchel.
Ndërsa dy vite më parë ishte gjermani tjetër, Jurgen Klopp i cili arriti të triumfonte në finale e Champions-it me Liverpulin, duke mundur 2-0 anglezët e Totenhemit.
Vitet e fundit, Gjermania është kthyer në një shkollë të trajnerëve duke prodhuar individë që janë të aftë të korrin suksese të mëdha pavarësisht rrethanave në skuadër.