Interi është duke u transformuar

Futboll

Interi është duke u transformuar

Më: 30 maj 2021 Në ora: 18:01
Interi është duke u transformuar

Agjenti i Achraf Hakimit dhe Lautaro Martinezit ka pranuar se “çdo lojtar ka çmimin e tij” dhe “nëse Interi po vuajnë për para, ata do të punojnë për t’i larguar ata nga aty”

Ka pasur shumë raporte që Hakimi është lojtari i cili do të sakrifikohet këtë verë për të baraspeshuar librat financiar të Interit, edhe pse çmimi i kërkuar për të është 80 milionë euro e jo 60 milionë sa është oferta momentale e PSG-së.

“Nuk është lehtë të dalësh nga këto situata të vështira që i ka shkaktuar pandemia, kështu që nuk mendoj sot që është e mundshme të themi se kush do të largohet nga Interi që kjo skuadër t’i zgjidh problemet e saj”, tha agjenti Alejandro Camano për Telelombardia.

“Achraf është shumë i ri, ishte një zgjidhje inteligjente e tij që t’i bashkohet Interit. Kur jemi të hapja e tregut, ju merrni telefonata për lojtarët që keni. Nëse Interi po vuan, ne do të shohim çka të bëjmë në këtë aspekt. Raporti i jonë me klubin është i mirë. Sa për Lautaron, nëse ne nuk jemi pajtuar për një zgjatje kontrate më herët, është për shkak te agjentëve me të cilët ai ka punuar me parë”.

Interi është duke u transformuar pasi Antonio Conte ju shkëput kontrata me pajtim të dyanshëm, e ku ai u zëvendësua me Simone Inzaghin. “Tani, trajneri i ri ka ardhur dhe ne e kuptojmë gjendjen dhe aspektin sportiv. Hakimi ende ka katër vite në kontratën e tij me Interin kurse Lautaro dy”, vazhdoi Camano.

“Nuk e di çfarë do të ndodh në të ardhmen, por çdo lojtar ka çmimin e tij. Nëse ata në Europë e kanë parë se si luan në Inter, mendoj se ata do t’i marrin në konsideratë tërë lojtarët që t’i transferojnë.".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat