Sulmuesi i Real Sociedadit, Adnan Januzaj është i hapur për largimin gjatë verës.
Shqiptari që përfaqëson Kombëtaren e Belgjikës në rast që nuk i ofrohen kushtet që kërkon, atëherë ka bërë të ditur se do largohet nga klubi spanjoll.
Sulmuesi nuk ia doli të përformojë në mënyrën më të mirë vitin e kaluar shkaku i lëndimeve që vazhdojnë ta pengojnë.
Duke menduar për edicionin tjetër dhe të luajë në Ligën e Evropës, Januzaj dëshiron që të jetë titullar i padiskutueshëm ose do largohet.
Problemi kryesor për Sociedad që të rinovojë me Januzaj, do jetë agjenti i ri i lojtarit, Mino Raiola ngase shpesh herë i refuzon ofertat.
Për këtë arsye, ekziston një mundësi e madhe që Januzaj në verë të bëhet me skuadër të re.