Keçiorengucu e Arb Manajt e do edhe një shqiptar

Futboll

Keçiorengucu e Arb Manajt e do edhe një shqiptar

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 11:00
Keçiorengucu e Arb Manajt e do edhe një shqiptar

Superiorja, në fakt, është kthyer në një treg të preferuar për klubet e ligës së dytë turke.

Momentalisht po gjuhet për lojtarë me parametra zero dhe abcnews.al mëson edhe klubin që po tenton të joshë sulmuesin Jasir Asani. Djaloshi nga Shkupi, autor i 9 golave këtë sezon, ka disa oferta.

Keçiorengucu është klubi që kërkon të përforcohet në sulm dhe Jasir Asani është objektivi i tyre.

Përfaqësues të klubit turk e kanë ndjekur anësorin e Partizanit gjatë ndeshjeve të Superiores, madje edhe nga stadiumi.

Asani, duke qenë lojtar i lirë, ka në dorë të zgjedhë klubin e ri dhe të përzgjedhë ofertat. Keciorengucu vjet e mbylli në vendin e shtatë, shumë pranë zonës “play-off”.

Në ekip kanë edhe dy shqiptarë të tjerë, Ilir Mustafen dhe Arb Manajn, të cilin e huazuan pjesën e dytë të sezonit te Balikesirspor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat