Skuadra e Zurich-ut ka konfirmuar se nuk do të rinovojë kontratat e Benjamin Kolollit dhe Hekuran Kryeziut.
Dyshja kanë qenë titullar te skuadra zvicerane, por kontrata iu skadoi në verë.
Skuadra zvicerane, përmes një komunikate falënderoi dy lojtarët duke iu uruar suksese në të ardhmen.
“Ka disa ndryshime në FC Zurich. Kontratat e Benjamin Kolollit dhe Hekuran Kryeziut nuk do rinovohen në verë. Ne duam t’i falënderojmë Benji dhe Heki për punën e tyre dhe iu urojmë sukses dhe fat në të ardhmen”, thuhet mes tjerash në komunikat.