Skuadra korçare synon që të shesë lojtarë, e madje oferta ka për dy nga titullarët e rëndësishëm të këtij sezoni, Berisha dhe Mensah.
Ndërkohë që me pjesën tjetër të lojgarëve pritet që të ketë bisedime, sidomos me ata që nuk kanë kontratë. Pritet që të nisin tratativat për sezonin e ri nga Rexhepi dhe Sadriu, dy lojtarë të cilët Memelli i kërkon me çdo kusht t’i ketë pjesë të ekipit.
E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Zguron dhe Taipin, të cilët kanë mbajtur një peshë të madhe në këtë sezon dhe që me shumë mundësi do të jenë të parët që do të bisedojnë për rinovimin. Me arritjen e këtyre marrëveshjeve, trajneri bardhekuq do ta ketë më të thjeshtë që të tentojë afrime të tjera për të plotësuar më shumë ekipin për sezonin e ri, shkruan Vipsport.
Sezon ku Skënderbeu do të vijë me objektiva krejt të ndryshme nga ky i mbyllur vetëm pak ditë më pare dhe trajneri Migen Memelli jo më kot do të qëndrojë në Korçë.