Vllaznisë i del punë me titullarët

Futboll

Vllaznisë i del punë me titullarët

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 18:10
Vllaznisë i del punë me titullarët

Pak ditë më parë, Vllaznia ka zyrtarizuar rinovimet me dy shkodranë, kapitenin Erdenis Gurishta si dhe mesfushorin Arsid Kruja.

Por, duket se rinovimet janë një problem shumë i madh në Shkodër, për vetë faktin se është më shumë se gjysma e ekipit që nuk kanë kontratë dhe ekipet e tjera, nisur edhe nga forma e mirë e treguar, sidomos duke rritur dukshëm performancën e klubit ka bërë që ata të bien në sy.

Portieri Bojan Zogoviç, mbrojtësit Aleksandar Isaevski, Eni Imami dhe Dajan Shehi, mesfushorët Herald Marku, Fjoart Jonuzi dhe Demir Imeri, si dhe sulmuesin Haris Dilaver. Me një pjesë ka pasur bisedime paraprake për rinovim të kontratës, mirëpo deri më tani nuk mund të thuhet se palët kanë arritur një marrëveshje.

Mësohet se lojtarët presin tashmë ofertën zyrtare të klubit për të vendosur përfundimisht nëse do të rinovojnë ose jo.

Pretendimet e tyre janë rritur ndjeshëm, ashtu siç konfirmoi edhe vetë sponsori Alban Xhaferi. Tashmë mbetet për t’u parë, por pjesëmarrja në Europë po afron, ndaj edhe në Shkopdër duhet që t’i bëjnë ndryshe llogaritë me merkaton dhe rinovimet, duke nisur që nga Brdariç, nëse e quajnë vërtetë projekt atë të vjetshmin, ndryshe…

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat