Alarm tek Suedia

Futboll

Alarm tek Suedia

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 18:16
Alarm tek Suedia

Covid-19 nuk ka të ndalur. Pas kapitenit të Spanjës, Serxhio Buskets që rezultoi pozitiv me Koronavirus. Këtë herë është ka qenë suedezi Dajan Kulusevski, i cili është prekur nga virusi që po bën kërdinë në mbarë botën.

Kombëtarja suedeze, rivali i parë i Spanjës në Kampionatin Europian, ka njoftuar se Dejan Kulusevski ka dalë pozitiv për COVID. Ky lajm ka vënë në alarm  kampin suedez,  të cilët duhet të izolohen dhe nuk do të jenë në gjendje të përgatisë ndeshjen e parë në mënyrën më të mirë.

Përveç kësaj, pjesa tjetër e lojtarëve të zgjedhur duhet ti nënshtrohen testeve të COVID-19 për të përjashtuar një shpërthim të mundshëm, ç’ka do të vështirësonte akoma më shumë situatën në fillim të evenimentit të “Euro 2020”.

Një situatë e ngjashme me atë të kombëtares së Spanjës, ku të dyja përfaqësueset do ndeshen me njëra-tjetrën pas 6 ditësh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat