Shpërthen në lot

Futboll

Shpërthen në lot

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 13:50
Shpërthen në lot

Karim Benzema u rikthye tek Franca pas 5 vitesh mungesë për shkak të skandalit ndaj Valbuenës.

Sulmuesi i Realit të Madridit ishte një vlerë e shtuar për Kombëtaren e Gjelave, pasi kaloi një super formë në kampionatin spanjoll.

Megjithatë 33 vjeçari u tregua mjaft i pafatë ditën e djeshme ndaj Bullgarisë, e cila përfundoi me rezultatin 4-0. Francezi u dëmtua në pjesën e parë pas një ndërhyrje me kundërshtarin Ivan Turitsov.

De Schamps u detyrua ta nxjerë nga loja, për ta ruajtur për Europianin. Benzema shërtheu në lot, pasi ishte duke e pritur me padurim rikthimin me Francën dhe tashmë mund ta shohë këtë mundësi ti largohet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat