Javë vendimtare për stolat e Europës.
I fundit që mund të zihet mund të jetë ai i Tottenham: Paulo Fonseca është i përzgjedhuri i Spurs, që kanë vendosur t’ia besojnë merkaton Fabio Paratici-t.
Pikërisht zgjedhja e ish-drejtuesit të Juventus nuk është pritur shumë mirë nga tifozët e Tottenham, të cilët kanë shpërthyer në rrjetet sociale.
“Një katastrofë”, ka shkruar një tifoz dhe një tjetër ka thënë se Spurs kanë hequr dorë nga më i miri (Mourinho) për të zgjedhur një që ka dështuar sezonin e kaluar.