Gjiganti spanjoll, Barcelona ka shprehur interesim për mbrojtësin e Juventusit Merih Demiral.
Sipas gazetës “AS”, Barcelona po e konsideron Demiralin si një opsion për sezonin e ardhshëm.
‘Balugranët’ po synojnë të përforcojnë repartin e mbrojtjes, dhe kanë disa emra në ‘radar’: Aymeric Laporte, Matthijs de Ligt, dhe së fundmi Merih Demiral.
25- vjeçari, sezonin e kaluar zhvilloi 24 paraqitje me fanellën e Juventusit në të gjitha garat.