Futbollisti i Kombëtares së Portugalisë, Joao Cancelo ka dal pozitiv në analizat e COVID-19.
Sipas ‘Diario Record’, në testet e fundit të bëra nga Portugalia, mbrojtësi ka dal poziv në analizat e COVID-19.
Cancelo do të ndjek udhëzimet e protokollit të COVID-19, ndërsa vendin e tij në Kombëtare do ta zë Diogo Dalot.
Të gjithë futbollistët tjerë të Portugalisë, kanë rezultuar negativ në testet për COVID-19.
Portugalia ndeshjen e parë në “Euro 2020” e zhvillon kundër Hungarisë më 15 Qershor.