Nëse kalojmë preliminaren, takohemi me Ferencvarosh!
Sot në Nion të Zvicrës është hedhur shorti i raundit të parë të UEFA Champions League.
Fituesi i turnirit preliminar në Shqipëri, në raundin e parë do të ndeshet me kampionët dhe skuadrën ma të madhe hungareze, Ferencvarosi Budapest.
Në raundin e parë zhvillohen dy ndeshje, vajte-ardhje dhe zhvillohen më 6/7 korrik e para dhe 13/14 korrik e dyta. Ferencvarosh është vendase në ndeshjen e parë, shkruan në faqen e FC Prishtina.