Maqedonia përgatitet për Ukrainën

Futboll

Maqedonia përgatitet për Ukrainën

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 14:39
Maqedonia përgatitet për Ukrainën

Shënoi golin e parë të Maqedonisë së Veriut në Europian, në debutimin ndaj Austrisë dhe tani ëndërron të marrë pikët e para në turneun kontinental. Në moshën 38-vjeçare, Goran Pandev po jeton një rini të dytë në karrierës e tij të pafund. Pas ndeshjes së humbur kundër Austrisë, kundërshtari për t’u përballur është Ukraina e Shevchenkos.

“Jam i lumtur për golin dhe më vjen keq për rezultatin, por për ne ishte e rëndësishme të luanim në këtë Europian. Përvojë dhe emocion i pabesueshëm për mua, për shokët e mi të skuadrës dhe për të gjithë vendin. Austria fitoi me meritë, ne shpresojmë që në ndeshjet e ardhshme të jemi në gjendje të marrim rezultate pozoivedhe disa pike, për ta përfunduar mirë këtë Evropian “.

Për sulmuesin e Genoas, kapitenin e ekipit të tij kombëtar, Kampionati Europian mund të jetë pika e kulminante për të mbyllur në mënyrën e duhur karrierën.

“Ende nuk e di se çfarë do të bëj, jam përqendruar në Kampionatin Europian, le të shohim nëse mund të luaj edhe një vit. Ne kemi shkruar historinë e vendit tonë, jemi brezi i parë që kemi arritëm këtë rezultat. Por tani duam të bëjmë figurë të mire. Jemi një ekip i ri me pak përvojë në këto gara ndërkombëtare.

Ukraina Ne po e studiojmë këto ditë dhe e dimë që është një ekip shumë i fortë, Sheva po bën një punë të shkëlqyer. Për ne do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, por nuk kemi asgjë për të humbur dhe shpresojmë të marrim rezultat pozitiv. Ata janë favoritë, por ne do të përpiqemi”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat