Nazmi Gripshi u largua nga Skënderbeu në merkaton e verës së kaluar, teksa kaloi në Kosovë te skuadra e Ballkanit.
Futbollisti shqiptar zhvilloi paraqitje shumë të mira me skuadrën nga Suhareka, por që nuk mjaftoi në arritjen e objektivave. Tashmë lojtari do të ndryshojë ekip, por për pak kohë.
Sipas asaj që shkruan gazeta “Sheshi”, lojtari do të jetë pjesë e Llapit, për ndeshjet në Kupat e Europës.
Ish-lojtari i Skënderbeut do të jetë pjesë e Llapit vetëm për Europën, pasi do të rikthehet përsëri te Ballkani, që zotëron edhe kartonin e lojtarit.