Neymar i emocionuar pas krahasimit me Pelen!

Futboll

Neymar i emocionuar pas krahasimit me Pelen!

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 15:04
Neymar i emocionuar pas krahasimit me Pelen!

Neymar mund të mos fitojë dot kurrë 3 Kupa Bote sic ka bërë një ndër më të mëdhenjtë e futbollit, Pele, por ai po redukton distancën me legjendën e futbollit për sa i përket golave të shënuar me fanellën e Selecaos. Ai e reduktoi hendekun në 9 gola pas fitores 4-0 të Brazilit ndaj Perusë në Copa America.

Sipas të dhënave zyrtare të Fifas, Pele është i pari në klasifikimin e golave të shënuar me Selecaon me 77 gola, por Neymar deri tani ka 68 gola pasi shënoi ndaj Perusë. Vetë Neymar u shfaq i prekur, thuajse mes lotësh kur foli për krahasimin me O’Rey pas ndeshjes.

” Natyrshëm që për mua është një nder i madh, që të jem pjesë e historisë së Brazilit.

Te jem i sinqertë, ëndrra ime ishte që një ditë të luaja për Brazilin, të vishja këtë fabellë. Kurrë nuk e kisha imagjinuar se do të arrija këto shifra. Kjo është dicka shumë prekëse për mua, pasi kam kaluar shumë këto dy vitet e fundit, gjëra të vështira dhe të komplikuara. Këta numra nuk janë asgjë para lumturisë që unë ndiej kur luaj për Brazilin”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat