Xherdan Shaqiri nuk flet shumë, por vepron shumë!
Sot ishte si buldozer në fushë, shënoi dy supergola, njërin nga 20 metra (minuta e 26-të) dhe tjetrin nga 14 metra (68-tën), ndërsa Zvicra triumfoi me rezultat 3:1 ndaj Turqisë, në ndeshjen e xhiros së tretë të grupit A të Kampionatit Evropian.
Shaqiri është Shaqiri dhe gjithmonë shpërthen në momente më të duhura.
Dy foto interesante janë publikuar në prestigjiozen zvicerane “Blick”.
Shaqiri shihet me gishtin e ngritur lart dhe duket se dikujt po i thotë qetësi, se këtu jam unë.
E dyta, festa me dy gishtërinj, tregon dygolëshin e tij! Super Shaqiri, që sot e bëri jo vetëm Kontinentin e Vjetër që të shkruajë e komentojë për të. Mbreti i futbollit shqiptar dhe zviceran!