Belgjika ka arritur që ta mposht Finlandën në ndeshjen e fundit të grupit B me rezultat 0-2 me golat e Vermaelen dhe atë të Lukakut.
Me këtë fitore, Belgjika merr pikë të plota nga tri ndeshje.
Ndërsa Finlanda ka humbur edhe pozitën e dytë që i dërgonte direkt në fazën tjetër të EURO 2020 dhe pozicionohen e treta me tri pikë dhe në këtë mënyrë duhet t’i pres rezultatet e ndeshjeve tjera në mënyrë që të kualifikohet nga katër vendet e treta më të mira.
Romeo Lukaku ka shënuar golin e dytë në minutën e 81-të të ndeshjes kundër Finlandës duke ia shuar shpresat finlandezëve për një kualifikim tutje.