Milani vazhdon të monitorojë me vëmendje situatën e Dani Ceballos.
Ai është rikthyer te Real Madridi pas përfundimit të huazimit tek Arsenali, që vendosi të mos ushtrojë të drejtën e blerjes përfundimtare të mesfushorit, i cili me shumë mundësi nuk do të qëndrojë në Madrid.
Drejtuesit e kuqezinjve, Maldini e Massara janë vënë menjëherë në punë për të siguruar shërbimet e 24-vjeçarit.
Futbollisti do të ishte një përforcim më shumë për mesin e fushës, pas largimit të Calhanoglu, pavarësisht se Ceballos ka karakterisitka të ndryshme nga turku.