Prishtina ka fituar ndeshjen e parë parakualifikuese në Ligën e Kampionëve.
Skuadra nga kryeqyteti i Kosovës, triumfoi me rezultat 2 me 0 ndaj Folgores, skuadrës nga San Marino.
Ishjte një gol i shënuar nga Endrit Krasniqi dhe një tjetër i Mendurim Hotit që i dhanë fitoren e madhe skuadrës.
Tashmë në finalen e këtye parakualifikimeve Prishtina do të takohet me skuadrën e Inter Escaldes, skuadrës nga Andora.
Pas ndeshjes trajneri i skuadrës së Prishtinës, Zekirja Ramadani u deklarua shumë i lumtur me fitoren e skuadrës së tij.
“Mendoj se kemi pasur volum në lojë dhe kemi krijuar shumë raste në pjesën e parë, por nuk e gjetëm golin. Pas shënimit të golit në pjesën e dytë, ne rrisim cilësinë dhe më pëlqen fakti që kemi luajtur mirë. Mendoj se ndeshja finale kundër Inter Escaldes do të jetë më e vështirë, sepse ata kanë bërë progres të madh në nivelin e tij. Mendoj se do të jetë një ndeshje shumë e fortë dhe shpresoj të shënojmë po aq gola sa shënuam sot“, tha Ramadani.