Vazhdon të mos gjejë zgjidhje situata e Fabian Ruiz te klubi i Napolit.
Mbrojtësi, kontrata e të cilit me të kaltrit përdundon më 30 qershor 2023, për të firmosur marrëveshjen e re u ka kërkuar drejtuesve të klubit rritje page, skatësisht shumën 4.5 milionë euro në sezon, aq sa përfitojnë Insigne e Mertens.
Kërkesë kjo që është refuzuar nga presidenti Aurelio De Laurentiis, i cili ka dhënë “ok” për shitjen e mesfushorit gjatë kësaj merkato vereje.
Numri një i klubit të kaltër ka bërë të ditur që lojtari mund të largohet nëse i paraqitet oferta prej 60 milionë eurosh.