Lukaku po e tregon...

Futboll

Lukaku po e tregon...

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 14:24
Lukaku po e tregon...

Romelu Lukaku po e tregon edhe në këtë Europian se është një nga sulmuesit më të mirë në qarkullim.

Kjo e bën që belgu të jetë nën shënjestrën e disa klubeve më të mëdha europiane, si në rastin e Manchester City.

Mirëpo, vetë lojtari nëpërmjet një bashkëbisedimi me fansat në rrjetet sociale thekson se është i lumtur te Inter. I pyetur për ndeshjen e radhës të Belgjikës dhe Portugalisë, nëse do të ketë një duel mes tij dhe Ronaldos, ai shprehet se arritjet personale nuk i interesojnë, mjafton të fitojë ndeshjen.

A ke dëshirë të transferohesh te City? “Jam i lumtur te Inter”, përgjigjet prerazi Lukaku. Përballja me Portugalinë dhe Ronaldon- “Unë dua vetëm të fitoj ekipi im, nuk më interesojnë aspak çmimet individuale. Unë punoj për të arritur tituj me ekipin”, thekson Lukaku.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat