Gazetari Driton Latifi, ka komentuar rreth mënyrës së arbitrimit në “EURO 2020”.
Sipas Latifit secili kampionat ka sjellë ndryshime në arbitrim.
“Në 20 vjetët e fundit çdo kampionat ka sjellë një risi në pjesën e arbitrimit”.
Ai e sheh një qasje të re në pjesën e arbitrimit në të gjitha ligat evropiane.
“Unë them se kjo është më shumë sesa ne kemi parë në kampionatin e Premier Ligës apo në Evropë. Ky është një cikël i ri që do të shohim këtë sezon nëpër ligat më të fuqishme të Evropës. Po shihet se do të ketë një qasje të re të referimit në të gjithë nivelet e ardhshme të futbollit”.
Në “EURO 2020” gjatë fazës së grupeve janë dhënë 92 kartonë nga arbitrit.