Çekia shtangu Holandën në sfidën e 1/8-ave të Europianit, duke e mposhtur me rezultatin 0-2 në sfidën e zhvilluar në Budapest.
Pas daljes me të kuq të De Ligt, në minutën e 55-të, çekët e patën më të lehtë, teksa gjetën 2 herë rrugën e rrjetës.
Holesh, mesfushori i Slavias së Pragës, është zgjedhur edhe futbollisti më i mirë i këtij takimi. 28-vjeçari gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 68-të, si dhe asistoi te goli i dytë i shënuar nga Patrik Shik në minutën e 80-të.
Një çmim mëse i merituar ky për futbollistin që aktivizohet në kampionatin çek, në të njëjtën skuadër me Piter Olainkën.