Arrihet marrëveshja me Spezian

Futboll

Arrihet marrëveshja me Spezian

Më: 27 qershor 2021 Në ora: 23:20
Arrihet marrëveshja me Spezian

Vincenzo Italiano është gjithmonë e më pranë emërimit trajner i Fiorentinës. Janë të bindura mediat italiane, që raportojnë se pas një ngecjeje të negociatave prej disa ditësh, së fundi duket se është arritur marrëveshja mes Fiorentiëns dhe Spezias, klub me të cilin trajneri ka kontratë edhe për dy sezonet e ardhshme.

Skuadra toskane do të paguajë një dëmshpërblim prej 1.5 milionë eurosh për të marrë Italianon në pankinë dhe njëkohësisht do t’i japë Spezias në huazim një nga të rinjtë e talentuar që ka në organikë.

Nga ana tjetër edhe klubi ligur është dorëzuar para dëshirës së Italianos për t’u ulur në stolin e Fiorentinës dhe ka rënë dakord për ofertën e klubit vjollcë, ndaj nesër ose të martën pritet të vijë edhe zyrtarizimi i marrëveshjes.

Ndërkohë drejtuesit e Spezias kanë nisur të mendojnë për zëvendësuesin e Italianos dhe emri në krye të listës është ai i trajnerit të ri të talentuar, Francesco Farioli, që ka bërë mjaft mirë në pankinën e skuadrës turke Fatih Karagumruk.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat