Raphael Varane raportohet se ka arritur marrëveshje me Manchester Unitedin.
Varane tash e një kohë po kërkohet nga “Djajtë e Kuq”, por vetëm tani ka arritur marrëveshje personale me ta, sipas gazetës spanjolle “Marca”.
Qendërmbrojtësi francez thuhet se ka rënë dakord për të nënshkruar kontratë katër-vjeçare, me pagë prej 12 milionë eurove në sezon.
Klubi anglez tani i mbetet që të negociojë me Real Madridin për çmimin e lojtarit.
“Los Blancos” thuhet se po kërkon 55 milionë euro (plus bonuse) për shitjen e Varanes, teksa Manchester United i ka ofruar 45 milionë.
Mbetet të shihet gjatë ditëve në vazhdim nëse do të arrihet një marrëveshje edhe mes klubeve.