Wenger: Nuk kishte penallti te Sterlingu

Futboll

Wenger: Nuk kishte penallti te Sterlingu

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 11:11
Wenger: Nuk kishte penallti te Sterlingu

Arsen Wenger nuk ishte i mendimit që penalltia e Anglisë ishte legjitime. Anglia arriti të kualifikohet për herë të parë në një finale të Kampionatit Evropian nga një penallti e fituar nga Rahim Sterling në minutën 103-të.  

Mirëpo, penalltia ngjalli polemika të shumta nga analistët e futbollit.

Edhe ish-menaxheri i Arsenalit, Arsen Wenger nuk ishte i mendimit që ajo penallti duhej akorduar për Anglinë.

“Nuk kishte penallti. Nuk e kuptoj përse në këso lloj rastesh, gjyqtari dhe VAR-i nuk e shikuan atë në ekran. Në një moment të tillë, gjyqtari duhet të jetë absolutisht i sigurt”, tha mes tjerash Wenger.

Kejn humbi penalltinë, mirëpo nga topi i kthyer arriti të shënojë dhe ta dërgojë Anglinë në finalen e EURO 2020, ku I pret Italia, më 11 korrik.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat