Klubi i Vllaznisë jep lajmin e madh për tifozët shkodranë.
Në ndeshjen ndaj Shirok Brijeg, tifozët e Vllaznisë mund ta ndjekin skuadrën e tyre të zemrës në kanalin numër 1 të RTSH-së duke filluar nga ora 21:00.
Këtë lajm e ka bërë publike vetë klubi kuqeblu me anë të një postimi në profilin e tyre në rrjetin social “Facebook”.
NJOFTIMI I KLUBIT TË VLLAZNISË –
“NJOFTIM:
Ndeshja NK Siroki Brijeg- Vllaznia transmetohet LIVE ne RTSH1 sonte ne oren 21.00.