Trajneri Shpëtim Duro, por edhe vetë skuadra e ndjeu shumë mungesën e mesfushorit Ardit Deliu në ndeshjen e parë që kurbinasit u mundën 1-0 në Malin e Zi nga Podgorica.
23-vjeçari ishte i pezulluar nga kartoni i kuq i mbartur nga sezoni i shkuar në Europë ndaj Hapoel Ber Shevës.
Deliu është i gatshëm për ndeshjen e kthimit ndaj malazezëve, që Laçi do ta luajë më 15 korrik, ora 20:00, në stadiumin “Elbasan Arena”.
Me kthimin e Ardit Deliut, formacioni i Laçit kthehet në normalitet dhe 23-vjeçari shikohet si një armë më shumë për trajnerin Duro, në mënyrë që skuadra të përmbysë disavantazhin e ndeshjes së parë dhe të arrijë kualifikimin për turin e dytë të Konferencë Ligës.