Drita zhvillon nesër (e enjte) ndeshjen e kthimit si mysafire e Deçiqit në kuadër të raundit të parë në Ligën e Konferencës.
Nënkampionët e Kosovës fituan 2-1 në takimin e parë të zhvilluar në “Fadil Vokrri”, shkruan Gazeta Olle. Para kësaj përballje kanë mbajtur konferencë për shtyp kryetrajneri i Dritës, Ardian Nuhiu dhe kapiteni Ardian Limani.
Në pyetjen se çfarë do të thotë fitorja nga ndeshja e parë me rezultat 2-1, kryetrajneri Nuhiu theksoi se tanimë skuadra e tij e njeh më mirë kundërshtarin.
“Për dallim nga ndeshja e parë, tani më e njohim kundërshtarin.
Do të jetë një ndeshje e vështirë dhe rezultati nga ndeshja e parë nuk do të thot asgjë për ne. Ekipi i Deçiçit ka individë shumë cilësor, por ne do mundohemi që ta bëjmë më të mirën e mundshme dhe të arrijmë qëllimin tonë”, ka përfunduar Nuhiu.
Dueli mes Deçiqit dhe Dritës zhvillohet nesër me fillim nga ora 20:45.